ELVANA GJATA

Elvana Gjata lindi më 3 shkurt 1987 në Tiranë.

Ajo është një artiste shqiptare e njohur, e cila ka arritur sukses në fusha të ndryshme si një personalitet i njohur në industrinë e muzikës dhe televizionit.

Elvana njihet nga të gjithë si DIVA e muzikes shqiptare.

Me eksperiencën e saj shumëvjeçare si këngëtare, aktore, kompozitore, dhe tekstshkruese, Elvana ka thyer rekorde në të gjitha projektet muzikore apo kinematografike në të cilat ka marrë pjesë.

Nëpërmjet stilit të saj të veçantë dhe prezencës së skenës, Elvana Gjata ka fituar adhurues të shumtë dhe ka bërë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare.

 

Me një karrierë të pasur dhe një portofol të përqendruar në krijimtarinë artistike, Elvana Gjata vazhdon të jetë një nga figurat kryesore në skenën e muzikës dhe artit në Shqipëri dhe përtej kufijve.

Në “2 gisht mjaltë 2”, roli i Elvanës si Ema (gruaja e Ervinit), tregon një personazh ambicioz, të shkathët dhe plot humor, e cila sapo është bërë nënë dhe po përballet me shumë sfida, deri diku të këndshme, të cilat krijojnë situate komike por dhe të sikletshme përgjatë gjithë historisë.

Motoja e Emës është:

"Nëse Nuk Po Përmirësohesh, Po Përkeqësohesh"

Afro Ziglar

COACH & MENTORSHIP